Haxhiu takon dy të mbijetuara të Masakrës së Poklekut: Vazhdojmë të luftojmë për drejtësi
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mbijetuarat e Masakrës së Pokelkut, Elhame Muçollin dhe Teuta Elshanin.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se Muçollit forcat serbe ia kanë vrarë nënën, tri motrat dhe vëllanë, kurse Elshanit ia vranë babanë, nënën dhe katër vëllezërit.
Ministrja tha më tej se Muçollin e Elshanin i njoftoi për hapat e ndërmarrë nga qeveria në drejtim të adresimit të krimeve të luftës dhe angazhimin në kuadër të drejtësisë tranzicionale.