Haxhiu nuk bënte zë kur burri i saj publikisht thirri për ta vrarë Kadri Veselin - NACIONALE

Haxhiu nuk bënte zë kur burri i saj publikisht thirri për ta vrarë Kadri Veselin

3 javë më parë

nga NACIONALE

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë të hënën reagoi me një postim në rrjetin e saj social Facebook, ku tregoi për një rast të tentim dhunimit të një vajze 14 vjeçare, rast ky për të cilin nuk është dënuar i dyshuari, i cili dihet.

E pas kësaj, një qytetar me emrin Korab Blakaj ka ironizuar me postimin e saj.

Për këtë ministrja u deklarua se persona të tillë, që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh të marten do ta raportonte në polici, për këtë status.

Por, ministrja nuk ishte kaq e zëshme edhe në vitin 2016, kur burri i saj Alban Krasniqi në një postim në Facebook, kishte bërë thirrje për të vrarë ish kryekuvendarin, Kadri Veseli.

“Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë”, kishte shkruar ndër të tjerash Krasniqi.

Lajme të ngjashme