Haxhiu njofton fillimin e Javës kundër Korrupsionit, por s'ia qëllon emrin organizatës ndërkombëtare për drejtësinë
Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar që prej sot ka nisur “Java kundër Korrupsionit” derisa ka dhënë edhe disa komente interesante.
Ajo pretendon se nën Qeverinë Kurti, Kosova “ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit”. Për ta mbështetur këtë pretendim, ajo përmendi Transparency International dhe World Justice Project, por kësaj të fundit pa ia shënuar si duhet emrin.
Vlen të përmendim sërish, që sipas rangimit të kësaj të fundit Kosova ishte renditur e para në rajon edhe në vitin 2020, në një matje që prekte kohën sa Qeveria e PAN-it (Haradinaj II) ishte në pushtet.
“Kjo javë e gjen Republikën e Kosovës me iniciativa reformuese si Vettingu e Byroja Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pakoja e ligjeve për Prokurorinë bashkë me Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit e deklarimin e pasurisë.” – ka thënë mes tjerash znj. Haxhiu.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Nacionale bëri të ditur se kunati i znj. Haxhiu, Hazir Krasniqi, derisa po e vuante dënimin me burg për ndihmë në vrasje njëkohshëm edhe punonte në biznesin e tij me leje.
