Haxhiu kërkon dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prishtinës për rasin e 11 vjeçares: Duhen dorëheqje e shkarkime
Minisrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prishtinës, si dhe prokurorit të rastit të 11 vjeçares.
Sipas Haxhiut, mosreagimi i tyre në qershor, kur 11 vjeçarja dyshohet se u trafikua nga 6 persona, të cilët u arrestuan sot, duhet të qojë në dorëheqje dhe shkarkime.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Pse nuk vepronte Prokuroria Themelore në Prishtinë në muajin qershor? Pse nuk u arrestuan asokohe personat e dyshuar? Pse dy muaj me vonesë?
Më e pakta që do të duhej të ndodhte është dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorit që ka qenë i ngarkuar ne rastin në muajin qershor.
Pa pasur dorëheqje dhe shkarkime të atyre që nuk vepruan në kohë dhe sipas përgjegjësisë, fatkeqësisht mund të kemi viktima të tjera.