Haxhiu: Gjyqtarët e prokurorët e Kosovë me paga të larta, por s’po e luftojnë korrupsionin - NACIONALE

Haxhiu: Gjyqtarët e prokurorët e Kosovë me paga të larta, por s’po e luftojnë korrupsionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Albin Kurti, për të folur për vettingun, e sektorin e drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, ka thënë se përdërisa gjyqtarët e prokurorët e Kosovës kanë pagat më të larta në rajon, ata në vazhdimësi neglizhojnë punën.

“Në vazhdimësi jemi dëshmitar të neglizhencës, mosveprimit dhe pamosndëshkueshmërisë. Gjyqtarët e prokurët kanë pagat më të larta në rajon, por për shkak të mosveprimeve po humbin jetë grash, po dhunohen të miturin dhe korrupsioni i madh mbetet i pandëshkuar.”, tha ajo.

Tutje, Haxhiu tha se reforma në drejtësi synon të reformojë këtë sistem, për të cilin pati shumë kritika.

Reforma në drejtësi mundëson që në sistemin e drejtësisë të jenë vetëm ata që kan integritet të lartë moral dhe professional. Meqë sot po e dorëzojmë këtë dosje, Kuvendi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Do të jemi në secilën ditë të mandatit të përkushtuar të tejkalojmë cdo sfidë më përkushtim dhe profesionalizëm”., vazhdoi ajo.

Lajme të ngjashme