Haxhiu emëron gruan e frizerit në Ministri, ish-këshilltari i Kurtit: Keqpërdorim, VV-ja do të ndëshkohet me votë
Brikena Kelmendi, gruaja e Armend Gashit, pronarit të sallonit “Vogue Hair”, salloni ku ministrja Albulena Haxhiu rregullon flokët, është emëruar në Divizionin për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speicale.
E ndaj këtij emërimi, ka reaguar Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti gjatë Qeverisë Kurti I.
Sipas Berishë, ky emërim është jomeritor, duke shtuar për këtë çështje do të ndëshkohet LVV-ja nga votuesit kosovarë.
“Keqperdorimi i pushtetit për të rehatuar miq dhe familjarë nëpër vende pune në sektorin publik është rregulli i secilës parti politike në Kosovë. Punësimi meritor do te ishte përjashtim në Kosovë. Mirëpo çmimi i këryre veprimeve paguhet në ditën e zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvdensoje! nuk e ka kuptuar se vota për ta ka qenë (mos)votë ndëshkuese për partitë që kanë qeverisur para tyre dhe jo votë e militantëve. Të njëjtit votues do i ndëshkojnë edhe pushtetarët aktual për dështimin e përmbushjes së ndryshimit të premtuar: drejtësi dhe vende pune. Nejse, vende pune për miq dhe dashamirë po ka, por jo për meritorët.” – i tha Berisha Nacionales.
