Haxhiu e pret në Arjeta Sadikun, flasin për zhvillimet në Këshillin Gjyqësor
U.D presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka pritur në takim U.D kryesuesen e Këshillit Gjyqësor, Arjeta Sadiku.
Njoftimi:
U.D. Presidentja Haxhiu takoi ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar sot me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, znj. Arjeta Sadiku, me të cilën ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.
Në takim, gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.