Haxhiu e Kurti ia zgjasin edhe për pesë vjet mandatin zëvendësdrejtorit të AKI-së - NACIONALE

Haxhiu e Kurti ia zgjasin edhe për pesë vjet mandatin zëvendësdrejtorit të AKI-së

13 orë më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot se bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kanë nënshkruar vendimin që Agon Bytyqi të vazhdojë edhe për pesë vjet në detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Haxhiu ka treguar arsyet që kanë çuar deri të marrja e këtij vendimi.

“Sot, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin që z. Agon Bytyqi të vazhdojë edhe për pesë vjet në detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit. E falënderuam z. Bytyqi për punën e deritanishme dhe i uruam mbarësi në mandatin e ri”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme