Haxhiu: Brenda 24 orëve 12 infermierë kanë ikur në Gjermani, po rrezikohet sistemi shëndetësor
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është shprehur i shqetësuar me ikjen e profesionistëve shëndetësor nga Kosova.
Ai ka bërë me dije se brenda 24 orëve 12 infermier kanë braktisur Kosovën duke shkuar në Gjermani.
Sipas tij, nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr masa për të plotësuar kërkesat e kësaj kategori, sistemi shëndetësor mund të jetë buzë kolapsit.
“Është shqetësuese kur brenda 24 orëve nga Gjermania 12 kolegë infermierë postojnë fotografi që kanë braktisur sistemin tonë shëndetësor dhe tani kanë shkuar atje, dhe nëse ky trend vazhdon atëherë shumë klinika do të mbesin pa profesionistë shëndetësorë dhe me këtë do të kolapsonte sistemi shëndetësor”, ka thënë Haxhi për Klan Kosova.
Ai ka bërë me dije se Qeveria dhe Kuvendi duhet urgjentisht të diskutojnë këtë çështje dhe t’i trajtojnë kërkesat e profesionistëve shëndetësorë.