Haxhi Avdyli me sqarim të rëndësishëm: S’po bllokohet emri, por procedura
Deputeti i Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me bllokadën politike në vend.
Haxhiu, ka ‘zbuluar’ për shikuesit, se s’po bllokohet emri por procedura.
“Nuk jemi të lumtur me këtë gjendje që është, por duhet të jemi të qartë që edhe shikuesit tanë e kanë kuptuar që tendenca e bllokimit ka ardhur nga partitë opozitare, që nga verifikimi i mandateve”.
“Opozita që në start ka bllokuar disa seanca, pastaj me bllokimin e emrit të përveçëm, por tani duhet të jemi të qartë, nuk është duke u bllokuar emri, është duke u bllokuar procedura”, është shprehur tutje ai