Hasani jep të drejtë “formalisht” opozitës, por e quan “politikisht gabim”: Pasi të betohej Kurti, s’do të mund të kthehej në ZKM
Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, formalisht i ka dhënë të drejtë opozitës për mosvotimi ne sotëm, por e ka quajtur “politikisht gabim”.
Hasani tha se Kurti do të duhej të lejohej të betohej si deputet dhe se automatikisht do t’i pushonte mandati ekzekutiv, dhe nuk do të mund të shkonte më në Zyrë të Kryeministrit.
“Marrëveshje politike do të thotë dorëheqjen e kryeministrit dhe atyre që janë në poste ekzekutive ose miratimi i raportit, ashtu siç është (situata e tanishme pa dorëheqje të kryeministrit), të bëhet betimi i deputetëve. Në momentin që jepet betimi, atëherë nuk ka nevojë për dorëheqje, sepse objektivisht, i pushon mandati (ekzekutiv). Sipas fuqisë kushtetuese nuk mund të jesh edhe deputet edhe në post ekzekutiv apo në cilindo post tjetër publik”.
Ai ka thënë se në momentin që betohet si deputet dikush, s’mund të shkojë edhe në zyrën e kryeminsitrit, meq është shkelje e Kushtetutës dhe absurd.
“Ta sqarojmë. Pra, në momentin që bën betim (për deputet) kushdo qoftë, nuk mund të jetë dhe nuk mund të shkojë në Zyrën e kryeministrit, sepse është jokushtetuese dhe është absurd’, ka thënë ai