Hasani: Draft-statuti operon jashtë rendit kushtetutës ekzistues të Kosovës, Gjykata nuk ka pse ta shpall antikushtetuese
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, duke komentuar draft-statutin e BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga BE-ja dhe Marrëveshja e Ohrit operon jashtë “rendit kushtetutës ekzistues të Republikës së Kosovës”.
Për këtë arsye, sipas Hasanit, Gjykata Kushtetuese nuk mund të shpallë antikushtetuese diçka që funksionon përtej sistemit dhe bazës ligjore të kushtetutës ekzistuese të Republikës së Kosovës.
”Ky draft dhe Marrëveshja e Ohrit është ne e quajmë ‘Kushtetutë materiale’, operon jashtë rendit kushtetutës ekzistues të Republikës së Kosovës që është shpallë shtet sovran dhe i pavarur më 17 shkurt 2008. Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta shpall jokushtetues diçka që operon jashtë sistemit dhe nuk e ka bazën juridike në Kushtetutën e Kosovës. Kjo i bie që termat e statusit dhe draftit operojnë në nocione fiktive, në pajtim me Kushtetutën, ligjet e Kosovës.” – tha ai mes tjerash në Pressing.