Hasani: Bllokada institucionale, “njollë e zezë” në historinë politike e kushtetuese – Kurti po i ikën Aneksit të Ohrit - NACIONALE

Hasani: Bllokada institucionale, “njollë e zezë” në historinë politike e kushtetuese – Kurti po i ikën Aneksit të Ohrit

4 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër bllokadën institucionale dhe veprimet rreth konstituimit të Kuvendit.

Në një intervistë për Gazetën Express, Hasani ka thënë se sjellja e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, është jokushtetuese.

“Kjo sjellje është tërësisht jokushtetuese dhe arbitrare, siç ka qenë edhe vitin që lamë pas. [...] Kjo periudhë dhe sjellja e zotit Dehari do të mbahen mend gjatë si një njollë e zezë në historinë politike dhe kushtetuese të vendit”, ka thënë Hasani.

Ai ka shtuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po tenton t’i shmanget Aneksit të Ohrit.

“Unë jam i sigurt se zoti Kurti është duke ikur nga Aneksi i Ohrit”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, Kurti “e di se ai, ose dikush pas tij, do të detyrohet ta zbatojë atë detyrim”.

Lajme të ngjashme