Haradinaj uron Maqedoninë e Veriut në 31-vjetorin e pavarësisë - NACIONALE

Haradinaj uron Maqedoninë e Veriut në 31-vjetorin e pavarësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dërguar urimet e tij më të përzemërta për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut me rastin e festimit të 31-vjetorit të pavarësisë.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shembull i fqinjësisë së mirë dhe bashkëveprimit.

Postimi i plotë:

Në 31-vjetorin e pavarësisë së saj, urimet më të përzemërta për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë shembull i fqinjësisë së mirë dhe bashkëveprimit funksional ekonomik, politik dhe në të gjitha fushat e interesit të përbashkët ndërshtetëror.

Lajme të ngjashme