Haradinaj tregon për tri zhvillimet që mund ta ndihmojnë Kosovën në arritjen e marrëveshjes me Serbinë - NACIONALE

Haradinaj tregon për tri zhvillimet që mund ta ndihmojnë Kosovën në arritjen e marrëveshjes me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar tri zhvillime të cilat sipas tij, mund t’i ndihmojnë rajonit për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

1. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator

2. Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse.

3. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.

Kuptohet, Kosova duhet t'i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme