Haradinaj: Shqetësuese sulmet që i bëhen mediave dhe gazetarëve dhe tendenca e pushtetit për kontroll ndaj tyre - NACIONALE

Haradinaj: Shqetësuese sulmet që i bëhen mediave dhe gazetarëve dhe tendenca e pushtetit për kontroll ndaj tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, ka thënë se sulmet e pushteti dhe tendencat për kontroll ndaj medive dhe gazetarëve janë shqetësuese.

Ai ka thënë se mbrojta e medieve dhe gazetarëve është parim i panegociueshëm.

Shkrimi i tij:

Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, por edhe si çdo ditë tjetër reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias.

Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë!

Shqetësuese mbeten sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave dhe tendenca nga disa eksponentë të pushtetit për kontroll ndaj tyre!

Jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë, si vlerë e panegociueshme e demokracisë.

Lajme të ngjashme