Haradinaj për programin e MCC-së: Shembulli më i mirë i rëndësisë së partneritetit strategjik mes Kosovës dhe ShBA-ve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja në fuqi e Programit me MCC, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme.
"ShBA, ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. Ky kontribut është i pazëvendësueshëm dhe programi Millenium Challenge Corporation (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve.
Gjatë kohës sa isha kryeministër i vendit, pata nderin që me drejtuesit e MCC të bashkëpunoj në implementimin e projekteve të ndryshme me interes për vendin. Hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme.
Gjithmonë falënderues ndaj miqve tanë strategjikë ShBA-të, për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës."