Haradinaj: Personat me autizëm, anëtarë të çmuar të shoqërisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot më ‘’2 Prill- Ditën Botërore të Ndërgjëgjësimit për Autizmin’’, është shprehur se duhet të reflektojmë si shoqëri për përmirësimin e jetës dhe rritjen e vetëdijes për sfidat e personave me autizëm dhe familjeve të tyre.
‘’Sot, në shënimin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, të reflektojmë si shoqëri për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballen ata dhe familjet e tyre’’- thotë Haradinaj në rrjetin social ‘’Facebook’’.
Ai shprehet se këta persona janë talentë e kanë aftësi unike, kështuqë duhet të na shërbejë kjo ditë për të njohur e nderuar ata, si anëtarë të çmuar të shoqërisë sonë.
‘’Le të na shërbejë kjo ditë për të njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë’’- shprehet Haradinaj.
Ndër të tjera ai tha se mirësia dhe solidariteti janë faktorët kyç për zhvillimin e forcimin e shoqërisë sonë.
‘’Duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë’’- thotë Haradinaj tutje.