Haradinaj: Një numër i deputetëve të VV-së më thanë “e ke votën time”, nëse je në garë për president - NACIONALE

Haradinaj: Një numër i deputetëve të VV-së më thanë “e ke votën time”, nëse je në garë për president

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë thënë se do ta votonin, nëse do të ishte në garë për president.

Këto deklarata, ai i ka bërë në Pressing.

“Një numër i respektuar, jo i vogël edhe i deputeteve të VV-së më kanë thanë nëse je në garë e ke votën time, e kanë thënë edhe në takime në prani të kolegëve të vetë”

“Ata janë gjallë dhe munden me u deklaru edhe vetë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme