Haradinaj në Gjakovë merr mbështetje dhe energji pozitive: Pamë entuziazmin dhe përkushtimin e qytetarëve - NACIONALE

Haradinaj në Gjakovë merr mbështetje dhe energji pozitive: Pamë entuziazmin dhe përkushtimin e qytetarëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në një tubim të organizuar në Gjakovë, nga deputeti Pal Lekaj.

Haradinaj ka shkruar se nga atje ka marrë mbështetje masive dhe energji pozitive, duke shtuar se janë edhe më të vendosur në rrugëtimin e tyre drejt realizimit të një Kosove të fuqishme dhe prosperuese.

Në tubimin e organizuar nga miku dhe bashkudhëtari im politik shumëvjeçar, deputeti Pal Lekaj, bashkë me kryetarin Ardian Gjini pamë entuziazmin dhe përkushtimin e qytetarëve për vizionin "Kosova Fituese". Gjakovarët, me traditën e tyre të pasur patriotike, kuptojnë më mirë se kushdo nevojën për një qeverisje që siguron zhvillim ekonomik, anëtarësimin direkt në NATO, si dhe mbrojtje të vlerave tona kombëtare.”

“Me këtë mbështetje masive dhe energji pozitive nga qytetarët e Gjakovës, jemi edhe më të vendosur në rrugëtimin tonë drejt realizimit të një Kosove të fuqishme dhe prosperuese. Faleminderit Pal Lekaj dhe gjithë strukturave tona për mobilizimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj vizionit të përbashkët.” – ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme