Haradinaj kujton Bekim Berishën dhe Bedri Shalën: Nder që ju kisha në krahë gjatë luftës kundër armikut - NACIONALE

Haradinaj kujton Bekim Berishën dhe Bedri Shalën: Nder që ju kisha në krahë gjatë luftës kundër armikut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradina, ka kujtuar dëshmorët e Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët janë vrarë duke luftuar me forcat serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kurrë nuk do ta harrojë 10 gushtin e vitit 1998.

Halaradinja ka shkruar se ndihet i nderuar që ka njohur trima të tillë.

“Me mijëra trima njoha gjatë luftës për çlirim. Sikur shumë data tjera nuk do ta harroj kurrë as 10 gushtin e vitit 1998. Nder që ju kisha në krahë gjatë luftimeve kundër armikut; Bekim Berisha, Bedri Shala , Elton Zherka e Përmet Vula. Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë trima me nam si; Jusuf Kelmendi, Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca. Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme