Haradinaj: Kosova është bërë shtëpi e dytë për shumë gazetarë ukrainas - NACIONALE

Haradinaj: Kosova është bërë shtëpi e dytë për shumë gazetarë ukrainas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka marrë sot pjesë në pritjen e organizuar nga shtetet e QUINT-it për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, tha se Kosova është kthyer në shtëpi të dytë për shumë gazetarë ukrainas.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, kisha kënaqësi të marr pjesë në pritjen e organizuar me ftesë të ambasadorit gjerman z. Jörn Rohde, në emër të shteteve të Quint'it, si dhe në emër të zyrës së BE-së, AGK-së, si dhe Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, në shënim të kësaj dite.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Kosova është rreshtuar krah shteteve të lira demokratike në mbështetje të popullit ukrainas, në luftën e tyre të drejtë mbrojtëse. Sot vendi ynë është kthyer në shtëpi të dytë për shumë gazetarë ukrainas, të cilët kanë gjetur mikpritje të ngrohtë në vendin tonë. Ata edhe sot vazhdojnë ta ushtrojnë punën e tyre informuese për popullin ukrainas si gazetarë, duke ndarë përvojën e jetës së tyre në Kosovë me bashkëvendësit e tyre.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, kisha kënaqësi të marr pjesë në pritjen e organizuar me ftesë të ambasadorit gjerman z. Jörn Rohde, në emër të shteteve të Quint'it, si dhe në emër të zyrës së BE-së, AGK-së, si dhe Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, në shënim të kësaj dite.

Ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, qëndrojmë me Ukrainën, me popullin e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj!

Lajme të ngjashme