Haradinaj i gatshëm të kandidojë për president nëse propozohet nga opozita: Nuk ofrohem në marrëveshje me VV-në - NACIONALE

Haradinaj i gatshëm të kandidojë për president nëse propozohet nga opozita: Nuk ofrohem në marrëveshje me VV-në

2 orë më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj ka deklaruar se është i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Republikës së Kosovës, nëse emri i tij propozohet nga partitë opozitare.

Sipas tij, një kandidaturë e tillë do të ishte e pranueshme vetëm në rast se do të vinte si propozim i opozitës.

“Nëse opozita do të hynte në garë me emrin tim si propozim për president, unë do të isha i gatshëm, nuk po ofrohem, por nëse ata e vlerësojnë se duhet të jem kandidat, do ta pranoja kandidaturën. Unë nuk ofrohem në një marrëveshje me Vetëvendosjen. Unë nuk kam qenë kurrë kandidat për president. Unë mendoj se duhet të ketë komunikim pozitë-opozitë. Nuk mundet VV që të imponojë kandidat siç ishte rasti i Feride Rushitit. Ose ajo ose zgjedhje”, theksoi ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj në Tëvë1.

Lajme të ngjashme