Haradinaj fton shqiptarët e Luginës që nesër të dalin masovikisht në zgjedhje - NACIONALE

Haradinaj fton shqiptarët e Luginës që nesër të dalin masovikisht në zgjedhje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ftuar shqiptarët e Luginës së Preshevës që nesër në mënyrë masovike të dalin në zgjedhjet nacionale të Serbisë.

Ai ka bërë me dije se një përfaqësim sa më i madh i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë është shumë i nevojshëm.

“Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, këtë të diel, më 17 dhjetor 2023 në Serbi, i bëj thirrje bashkëkombasve shqiptarë në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në vendbanimet e tjera në Serbi, që të dalin masovikisht në mënyrë që të ketë përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave qytetare dhe kombëtare”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka thënë se diskriminimi i shqipatrebe nag Serbi po vazhdon ende.

“Duke e ditur diskriminimin që po u bëhet shqiptarëve në të gjitha format nga regjimi serb, do të jetë shumë i nevojshëm një përfaqësim sa më i madh në Parlament, në mënyrë që të mbrohen interesat shqiptare dhe të njoftohet opinioni për padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve atje”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme