Haradinaj dënon sulmin ndaj gazetarit Syla: Të zbardhet rasti - NACIONALE

Haradinaj dënon sulmin ndaj gazetarit Syla: Të zbardhet rasti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka apeluar organet e rendit që të zbardhin rastin.

“Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

I papranueshëm sulmi qyqar ndaj gazetarit Valon Syla! Apeloj tek organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit! Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt.

Lajme të ngjashme