Haradinaj: Angazhimi i ynë për Kosovën anëtare të NATO-s, nuk do të ndalet asnjëherë
Kryetari I AAK-së, Ramush Haradinaj, në mbylljen e Javës së Dëshmorëve të Hasit, e vizitoi Hasin dhe i përgëzoi për “Portën e Lirisë”, ku përjetësohen emrat e dëshmorëve të Hasit të rënë për liri.
“I sigurova familjet e të rënëve, bashkëluftëtarët, qytetarët e Hasit e veçanërisht gjeneratën e re, se anagzhimi i ynë për Kosovën e sigurtë, anëtare të NATO-s, nuk do të ndalet asnjëherë”, theksoi Haradinaj.
Haradinaj deklaroi se zhvillimi ekonomik realizohet nga njerëzit falënderues, që qëndrojnë krahas atyre që ishin pjesë në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike.