Haradinaj: A bash po mendoni se Kosova ka mbet me mbrojt Elbert Krasniqi e Veton Elshani a?
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste në “Rubikon” në Klan Kosova, ka përmendur raste konkrete që dëshmojnë se Kosova nuk është tërhequr as para Serbisë dhe as para kriminelëve serbë brenda vendit.
Ai shprehu indinjatë ndaj asaj që e quajti një “show” të Ministrit Elbert Krasniqi dhe Komandantit të Policisë për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshanit.
“A besoni ju se Kosova dhe Peja mund të mbeten të mbrojtura nga ky Elbert dhe Veton Elshani? Për të mbrojtur veriun? Jo, djem e çika, Kosovën e mbrojnë të tjerë. Çfarë kërkon Elbert Krasniqi, pjesëtar i një komuniteti, duke shkuar atje dhe duke bërë fotografi për siguri? Ku është roli i tij? Çfarë bën policia duke qëndruar gjithë ditën në konferencë për shtyp?”