“Hap pozitiv, e mirëpresim”: Shefi i Zyrës së BE-së në Beograd përshëndet vendimin e Listës Serbe për të hyrë në zgjedhje
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuele Giaufret, e ka “mirëpritur” dhe quajtur “hap pozitiv” vendimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje të reja në katër komunat të banuara me shumicë serbe; kjo pasi një kërkesë të këtillë ua bëri Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Duhet të kthehemi te zgjidhjet politike. Sot pamë që Lista Serbe vendosi të marrë pjesë në zgjedhje lokale, që është një tjetër hap pozitiv dhe duhet të vazhdojmë në këtë drejtim”, ka thënë Giaufret gjatë një deklarimi në Konferencën e Sigurisë në Beogrd.
Giaufret tha se “kusht kyç” i anëtarësimit të Serbisë në BE është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe se ky normalizim i përcakton edhe hapin drejt anëtarësimit.