Hamza viziton dy familje në Prizren: Dëgjova shqetësimet e tyre për rritjen e çmimeve e vështirësitë ekonomike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Bamza ka vizituar familjet Gashi e Muhaxhiri në lagjën Kurillë të Prizrenit.
Në një shkrim në Facebook, Hamza ka thënë se dëgjoi shqetësimet e tyre për rritjen e çmimeve, vështirësitë ekonomike e sfidat për qasje në shërbime shëndetësore.
“Dëgjova nga afër shqetësimet e tyre për rritjen e çmimeve, vështirësitë ekonomike dhe sfidat për qasje në shërbime shëndetësore. Këto janë halle të përditshme të qytetarëve tanë, që kërkojnë adresim serioz.
Ka ardhur koha që shteti të kujdeset më shumë për familjet, ekonominë dhe dinjitetin e çdo qytetari.
Si Kryeministër, qysh në vitin e parë do të ndërmarrim masa konkrete për lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e sigurisë sociale e ekonomike në vend.
Falënderoj familjet për mikpritjen dhe besimin”, ka shkruar ai.