Hamza nënshkruan peticionin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka nënshkruar peticionin kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza ka theksuar se mbështetja ndaj ish-luftëtarëve është detyrë e secilit qytetar që vlerëson kontributin e tyre për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Ai ka përmendur në veçanti ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, si dhe Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë.
“Sot e nënshkrova peticionin kombëtar në mbështetje të presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, bacës Jakup, Rexhës dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që po gjykohen në Hagë. Është detyrë e secilit prej nesh që t’u qëndrojë pranë atyre që kontribuan me vite të tëra për lirinë dhe shtetin tonë. Lufta çlirimtare ishte mbrojtëse, e drejtë dhe jam i bindur se drejtësia së shpejti do ta rikonfirmojë këtë.”, ka shkruar Hamza.