Hamza: Le të solidarizohemi me njëri-tjetrin dhe t`i mbështesim ata që kanë nevojë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka besimtarët myslimanë të Kosovës për festen e Kurban Bajramit.
Me këtë rast, ai ka kërkuar që të ketë solidaritet në mes të njerëzve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se duhet dhënë mbështetje atyre që kanë me shumë nevojë.
“Gëzuar të gjithëve festën e Kurban Bajramit! Le të solidarizohemi me njëri-tjetrin, duke i dhënë mbështetje atyre që kanë me shumë nevojë. Paqe në shpirt, shëndet të mirë dhe shumë gëzime në familjet tuaja!”, ka shkruar Hamza në profili e tij në “Facebook”.