Hamiti: Vetëvendosjes po i bie mbështetja, LDK-ja po rimëkëmbet - NACIONALE

Hamiti: Vetëvendosjes po i bie mbështetja, LDK-ja po rimëkëmbet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti mendon se mbështetja popullore e Lëvizjes Vetëvendosje po bie, duke shpresuar që kjo rënie të shënoj ritëm edhe më të madh.

Ndërkohë që sipas tij Lidhja Demokratike e Kosovë sipas tij po rimëkëmbët dhe po rritjet mbështetja për subjektin e tyre.

“Ka rënie të mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje. Presim që të ketë edhe më shumë rënie. LDK-ja ndërkohe po rimëkëmbet. Ne dhamë shenja të rikthimit në zgjedhje lokale”, tha Hamiti në T7.

Sipas Hamitit, qytetarët do takenë mundësitë që në zgjedhjet e radhës “t’i korigjojnë gabimet”.

Hamiti foli edhe për procesin e dialogut, i cili tha se ky proces ështe jetik teksa ka kritikuar qeverinë Kurti për qasjen e tyre në bisedime.

“Status-quo-ja i konvenon vetëm Serbisë dhe Rusisë”, tha Hamiti.

Lajme të ngjashme