Hamiti: Kosova është me fat që ka media të pavarura dhe jashtë kontrollit të pushtetit
Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se Kosova është me fat që ka media të pavarura dhe jashtë kontrollit të pushtetit.
Ai tutje ka thënë se media, i cili llogaritet pushteti i katërt, po e luan rolin e vet me shumë përkushtim.
Ky është postimi i Muhamet Hamitit:
Kosova është me fat që ka media të pavarura, jashtë kontrollit të pushtetit. Pushteti i katërt - media - po e luan rolin e vet me shumë përkushtim. /Nacionale/