Hamiti i LDK-së: Kosova po i vuan tash e saj muaj pasojat e sanksioneve ndërkombëtare për fajin e kësaj qeverie
Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shprehur shqetësimin e lidhur me situatën politike aktuale në vend.
Në postimin e tij në Facebook, Hamiti është shprehur i shqetësuar për ndikimin e qeverisë aktuale në fushat ekonomike dhe sociale të Kosovës. Ai ka theksuar se, sipas një matjeje të fundit të pulsit qytetar, 57% e kosovarëve janë gati të largohen nga vendi në kërkim të mundësive më të mira jashtë Kosovës.
Hamiti po ashtu ka theksuar se sanksionet ndërkombëtare që vendi po përjeton janë pasojë e pamundësisë së qeverisë së tanishme për të menaxhuar situatën me përgjegjshmëri.