Hamasi e pranon rezolutën e OKB-së për armëpushim - NACIONALE

Hamasi e pranon rezolutën e OKB-së për armëpushim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hamasi e pranon rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushim në Gaza dhe është i gatshëm për të biseduar për hollësitë, tha të martën zyrtari i lartë i këtij grupi, Sami Abu Zuhri.

Abu Zuhri i tha agjencisë “Reuters” se u përket Shteteve të Bashkuara që të sigurohet që Izraeli ta respektojë rezolutën.

Më tej, ai tha se Hamasi e pranon këtë rezolutë sa i përket armëpushimit, tërheqjes së trupave izraelite dhe shkëmbimit të pengjeve me të burgosur që po mbahen nga Izraeli.

“Administrata e ShBA-së është duke u ballafaquar me një test të vërtetë për t’i kryer zotimet e veta për ta detyruar pushtimin [Izraelin] që menjëherë t’i japë fund luftës përmes zbatimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së” – shtoi Abu Zuhri.

Të hënën pasdite sipas kohës lokale në Nju-Jork, Këshilli i Sigurimit e miratoi me 14 vota “për”, asnjë “kundër” dhe vetëm një abstenim rezolutën e paraqitur nga ShBA-ja për armëpushim në Gaza.

Gazeta Nacionale para disa ditëve raportoi se Izraeli nuk e pranonte këtë rezolutë për shkak të ndryshimeve që ishin bërë nga administrata e Bidenit në propozimin e paraqitur fillimisht nga vetë Izraeli, sipas raportimit të gazetës “The Times of Israel”.

Për më shumë rreth refuzimit të Izraelit, mund ta lexoni artikullin e Nacionales:

Izraeli del kundër rezolutës së ShBA-së në Këshill të Sigurimit për armëpushimin në Gaza

Lajme të ngjashme