Haliti për qytetarin që ofendoi veteranët: Sigurt edhe ky hajni letrat e vendit ku vjedhë i ka marrë në saje të UÇK-së - NACIONALE

Haliti për qytetarin që ofendoi veteranët: Sigurt edhe ky hajni letrat e vendit ku vjedhë i ka marrë në saje të UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdojnë reagimet ndaj një qytetari i cili gjatë ditës së djeshme është afruar në protestën kundër Kurtit në shesh dhe i ka quajtur veteranët “hajna” dhe vetën “hajn në Evropë”.

E për këtë ka reaguar edhe Afrim Haliti, i cili ka thënë se ka plot në Evropë persona si ky.

Sigurt edhe ky hajni letrat e vendit ku vjedhë i ka marrë në saje të UÇK-së.” – ka shkruar ndër tjera ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Kësi tipave si ky hajni i Evropës sot në shesh ka plot nëpër Evropë.

Lirisht mund të them se rreth 90% e azilkërkuesve shqiptar që kam pasë rastin me iu përkthy në Mbretërinë e Bashkuar, deklaratat në përkrahje të kërkesës për azil i kanë të deponuara duke shprehur frikë dhe duke e sharë UÇK-në.

Sigurt edhe ky hajni letrat e vendit ku vjedhë i ka marrë në saje të UÇK-së.

Popull i përçudnum.

Lajme të ngjashme