Haliti: Kurti të marrë parasysh çdo mesazh të mundshëm nga Clinton - NACIONALE

Haliti: Kurti të marrë parasysh çdo mesazh të mundshëm nga Clinton

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë për ABC News, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka shprehur vlerësimin e tij për vizitën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Shqipëri gjatë kohës së krizës në veri të Kosovës.

"Vizita e presidentit Clinton është shumë e veçantë, pasi ai është figura që ka ndihmuar në çlirimin e Kosovës dhe ka frymëzuar shqiptarët për të shkëputur nga shekulli i kaluar. Ai ishte aty kur forcat serbe dëbojnë më shumë se një milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre nëpërmjet masakrave dhe gjenocidit më të madh. Ndërhyrja e NATO-s dhe SHBA-së ishte një rezultat i veprimeve të tij dhe kontributit të Shqipërisë për të negociuar direkt me strukturat amerikane. Për ne në Kosovë, ai është një engjëll në qiell dhe SHBA-ja është një mbështetje e madhe në tokë", tha ai.

Haliti kërkoi nga Kurti të reflektojë mbi qëndrimet e tij dhe të marrë parasysh këshillat e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht vizitën e ish-presidentit Clinton.

“Si zë i opozitës dhe si person i kërkoj që të reflektojë për gjendjen në të cilën ka sjellë Kosovën dhe ndonjë mesazh që mund të bëjë ish presidenti Bill Clinton duhet që ta marrë parasysh ashtu siç duhet që të merrte parasysh këshillat e ndërkombëtarëve të dhëna herë pas here. Unë besoj se nëse mesazhi i Clinton do të jetë i fuqishëm dhe ato që janë të hutuar do të jenë në linjën e shumicës,” tha ai.

Lajme të ngjashme