Haliti: Kurti nuk e di çka nënkupton krimi i organizuar, retorika e tij vështirëson investimet e huaja - NACIONALE

Haliti: Kurti nuk e di çka nënkupton krimi i organizuar, retorika e tij vështirëson investimet e huaja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, prezentoi të arriturat e qeverisë sa i përket luftimit të krimit të organizuar, ku tha se janë shkatërruar 69 grupe të krimit të organizuar.

Ndaj këtij prezentimi të Kurtit ka reaguar analisti Afrim Haliti, i cili shkroi se me të dhënat që jep kryeministri, Kosova po prezentohet se një vend më i rrëzikshëm se Kolumbia, Rusia apo Meksika sa i përket kriminaltetit.

Madje, Haliti tha se pretendimet e Kurtit ia kalojnë edhe suksesit të FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sipas të gjitha gjasave, Albin Kurti nuk e ka idenë se çka në të vërtetë nënkupton krimi i organizuar. Me këtë shkallë të shkatërrimit të këtyre grupeve siç po pretendon ai, po ia kalon edhe suksesit të FBI në SHBA. Sipas kësaj dinamike shkatërrimtare, mbase krimi i organizuar në Kosovë po na del të mos jetë edhe aq i organizuar sepse grupet e krimit të organizuar janë zakonisht shumë të strukturuara dhe hierarkike, me një zinxhir të qartë komandimi dhe një ndarje të qartë të punës midis anëtarëve të saj”, tha Haliti ndër të tjera.

Sipas tij, retorika “pompoze e Kurtit”, e bën Kosovën një ambient të vështirë për investime nga jashtë.

“Me këtë retorikë pompoze por pa substancë, Albin Kurti veç sa e bënë edhe më të vështirë ambientin për investime të huaja sepse askush nuk investon në një vend ku sipas kryeministrit brenda qeverisjes së tij qenkan shkatërruar 69 grupe të krimit të organizuar, sepse kjo nënkupton se paska edhe shumë e shumë grupe tjera aktive sepse Kosova nuk e paska pastru ende këtë ambient kriminogjenik”, shkruan Haliti, i cili shton se kryeministri është mirë të konsultohet me ekspertë të fushës.

“Në fund të fundit ka edhe raporte kredibile nga CIA në ëebfaqen e saj e mos t’ia fusë kot sa për konsum ditor për besimtarët e tij”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme