Halimi e LDK-së në mbrojtje të Flutura Kusarit: Është grua super e fuqishme - NACIONALE

Halimi e LDK-së në mbrojtje të Flutura Kusarit: Është grua super e fuqishme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi i ka reaguar analistit Rron Gjinovci, i cili u tall me pamjen e juristes së medias, Flutura Kusari.

Halimi në Facebook ka shkruar se seksizmi dhe gjuha mizogjeniste është mjet diskreditimi e eliminimit të grave nga sfera publike.

Ajo tutje ka thënë se Flutura Kusari është profesioniste dhe se vazhdon të mbetet zëri i arsyeshmërisë dhe nuk ndalet kurrë.

Seksizmi dhe gjuha mizogjeniste është mjet diskreditimi e eliminimit të grave nga sfera publike. Flutura Kusari është profesioniste, prandaj është edhe e vetëdijshme për pasojat e tilla të angazhimin të saj publik. Flutura vazhdon të mbetet zëri i arsyeshmërisë dhe nuk ndalet kurrë. Mirëpo, para se të na përplasen fytyrës të vërteta të tilla të talljes dhe fyerjes të grave, ne na mbetet të jemi më të zëshëm në rrethin në të cilën jetojmë dhe veprojmë.” – ka shkruar ajo.

Tutje Halimi ka thënë se Flutura Kusari nuk ka nevojë për mbrojtje, sepse sipas saj është një grua super e fuqishme.

Çrrënjosja e këtij fenomeni bëhet vetëm atëherë kur në përditshmërinë tonë arrijmë t`i demonstrojmë reagimet, atëherë kur kolegia apo shoqja atakohet, të mos konformohemi. Flutura Kusari nuk ka nevojë për mbrojtje, ajo është grua super e fuqishme. Me Fluturën duam të jemi bashkë, t’i mbrojmë e inkurajojmë gratë e vajzat tjera të na bashkëngjiten në rrugëtimin tonë për mundësitë e barabarta e në emancipimin e vendit tonë. Prandaj, të reagojmë edhe më shumë, jo veç në këtë rast, por në secilin rast që një grua sulmohet në këtë formë.” – ka përfunduar Halimi.

Lajme të ngjashme