Komenti seksist ndaj Flutura Kusarit pasi mbrojti mediat: Reagime të shumta, Rron Gjinovci tenton të sqarohet - NACIONALE

Komenti seksist ndaj Flutura Kusarit pasi mbrojti mediat: Reagime të shumta, Rron Gjinovci tenton të sqarohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njihet si një prej figurave publike që në Kosovë, lufton mjaft shumë për të drejtën e medias dhe gazetarëve. Por gjatë ditës së sotme, Flutura Kusari u bë cak i një komenti seksist nga analisti, njëherit përkrahës i pushtetit, Rron Gjinovci. Natyrisht, reagimet për këtë ishin të shumta.

“Kusari për sigurinë e gazetarëve në veri: Përgjegjësia kryesore i takon shtetit.” – ishte ky titulli i një teksti që duket e irritoi analistin Gjinovci.

E irritoi aq shumë madje, saqë shpërtheu në komente seksiste ndaj juristes së medias, Flutura Kusari, duke e shpërndarë lajmin me këtë përshkrim: “Çfarë frizure”.

Denoncohet gjuha seksiste

Nuk do të kalonte shumë kohë dhe do të fillonin reagimet në mbrojtje të Kusarit. Gazetari Adriatik Kelmendi ka cilësuar se ajo meriton të jetë presidentja e tretë e vendit.

“Dy presidente i ka pasur deri tash Kosova. Flutura Kusari e meriton të jetë e treta. E kompletuar në çdo aspekt. Lum shoqëria jonë që e kemi!”u shpreh ai.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, i ka shkruar këto fjalë: “T’i du flokët, sytë, mendjen e krejt çka ti përfaqëson - oj Flutura”.

Leonida Molliqaj nga organizata “QIKA”, ka thënë se komente të tilla seksiste nuk duhet të lejohen, derisa përmendi se ishte Gjinovci, i cili para disa ditësh e quajti “të çmendur” gazetaren Dafina Demaku.

“Gjuha dhe sjellja e Rron Gjinovcit në publik ka kohë që ka marrë për mbrapsht. Komentet fyese ndaj grave që guxojnë ta ngrisin zërin e të bëhen pjesë e jetës publike janë seksiste dhe nuk do t'i lejojmë.” – tha ajo.

Ndërkohë, edhe Demaku ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë skandaloze, duke thënë se Gjinovci si activist i shoqërisë civile bën thirrje për mbylljen e mediave, ndërsa Flutura Kusari lufton për të drejtën e tyre.

“Rroni edhe publikisht bën thirrje si aktivist i shoqërisë civile me u mshelë mediat (...sic! "me iu mshelë si Erdogani"), ndërkaq Flutura si aktiviste lufton për të drejtën e mediave dhe ka mijëra angazhime konkrete për këtë.”ka thënë ajo.

Gjinovci tenton të sqarohet

Analisti ka bërë një tentim për t’u sqaruar, përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

“Kur i komentojsha kravatat e Albinit, trenerkat e Ramiz Kelmendit, kpucat e Glaukut, kpucat me lloq të Besnik Bislimit, mindilat e Arben Vitisë, kur i lavdojsha çizmet e ish ministrit të shëndetësisë etj. etj. a isha seksist?” – u shpreh ai.

Tutje Gjinovci ka shtruar një pyetje, duke thënë “pse gratë pushtetshme paskan imunitet”.

“Pse gratë e pushtetshme paskan imunitet? Kush ua dha? Kur? Dhe pse po mendoni që unë u bindna "vlerave morale" që i krijojnë grupet e caktume shoqnore, kur asniherë deri sot s'ju kom bindë asni seni të padrejtë?” – ka deklaruar tutje ai.

Më tej, në shkrimin e tij, ai ushpreh si vijon: “Pse po mendoni që unë i lejoj njerzit në rrjetet e mija sociale me mi komentu puqrrat, flokt, kpucat, madje me mi projektu deshirat seksuale e çka jo tjetër, e po pritni që do ta cenzuroj veten me komentu paraqitjen e dikujt kur del ne publik a?”.

Lajme të ngjashme