Rron Gjinovci mbron Qeverinë, thotë që Zv. Ministri është i "partive të minoriteteve"
Një audio-përgjim është publikuar sot dhe ku pretendohet se dëgjohet zëri i Zv. Ministrit Almir Veliji duke kërkuar ryshfet. Por, mënyra se si po raportohet i ka penguar Rron Gjinovcit.
Almir Veliji është zëvendës-ministër i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë Kurti II. Ai është pjesë e partisë SDU që drejtohet nga Duda Balje.
Kjo sipas Gjinovcit është dashur të potencohet nga mediet, përkundër që në fakt kemi të bëjmë me një koalicion qeveritar edhe me minoritetet dhe zgjedhjen e Velijit e ka miratuar vet Kurti.
“Qysh ka mundësi në komplet artikullin që e lexova me ni medie, mos mu kallxu që zëvendësministri në fjalë vjen nga radhët e koalicionit me minoritetet?” – shprehet mes tjerash z. Gjinovci në mënyrë mjaft problematike.
Almir Veliji për Nacionalen muaj më parë e kishte mohuar që ishte i përfshirë në kërkim ryshfeti megjithëse nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast.
