“Hajde Taulant tregona”, Bajrami ia qet krejt në “shesh” zv.ministrit të Nagavcit
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka publikuar disa të dhënë për zëvendësministrin e Nagavcit, Taulant Kelmendi, i cili akuzoi krejt pabazë deputete ne LDK-së.
“Në Pejë Taulanti është djali i ish drjetorit të arsimit, i cili në vitin 2010 e pat regjistru një kompani dhe merrte tenderë nga komuna, por edhe drejtpërdrejtë nga drejtoria e cila udhëhiqej nga babai i tij, kështu ai përfitonte fonde publike.
- Hajde Taulant tregona të gjithëve qysh kë marrë tender me e shtru rrugën për Nabergjan në vitin 2010, rrugë të cilën firma jote nuk e ka shtru kurrë.
- Trego qysh ke marrë tender direkt nga babai i juaj për renovim të shkollës Ekonomike – objekti B, dhe në vend të dritarëve të plastikës ka qitë dritare të drurit të ngjyrosara me ngjyrë të bardhë.
- Trego si ke marrë tenderë dhe je pagu me i furnizu shkollat me dru dhe i ka lënë me muaj të tërë pa ngrohje.” – ka shkruar Bajrami, ndër të tjera.
E plotë:
Tash pasi që e morët vesh se projekti 5.6 milionesh, i cili ka nisë, është “impelementu” dhe janë kry të gjitha pagesat para se me shku unë ministre në MASHT, qytetarët kanë nevojë ta dinë kush është Taulanti.
Peja të njehë shumë mirë Taulant ty si zhvatës të kahmotshëm të parasë publike, por kanë nevojë edhe të tjerët të dinë më shumë për ty.
Në Pejë Taulanti është djali i ish drjetorit të arsimit, i cili në vitin 2010 e pat regjistru një kompani dhe merrte tenderë nga komuna, por edhe drejtpërdrejtë nga drejtoria e cila udhëhiqej nga babai i tij, kështu ai përfitonte fonde publike.
- Hajde Taulant tregona të gjithëve qysh kë marrë tender me e shtru rrugën për Nabergjan në vitin 2010, rrugë të cilën firma jote nuk e ka shtru kurrë.
- Trego qysh ke marrë tender direkt nga babai i juaj për renovim të shkollës Ekonomike – objekti B, dhe në vend të dritarëve të plastikës ka qitë dritare të drurit të ngjyrosara me ngjyrë të bardhë.
- Trego si ke marrë tenderë dhe je pagu me i furnizu shkollat me dru dhe i ka lënë me muaj të tërë pa ngrohje.
Po ju them edhe një gjë: nuk ka të korruptuar në këtë vend të cilin Albin Kurti nuk e ka akomodu në Kabinetin e tij. Qeveria Kurti, kanibeti i tij janë ajka e hajnave të kësaj shoqnie.
Passëordi: LVV