Hajdari: Qeveria po punon që të rinjtë mos të ikin jashtë vendit për të jetuar e punuar
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se qëllimi i qeverisë është promovimi i bizneseve të reja dhe inovacionit.
Hajdari gjithashtu ka thënë se Qeveria i ka marrë më seriozitet që të rinjve t’u krijohen kushte në Kosovë që të mos ikin jashtë vendit.
“Po punohet në këtë drejtim dhe Kosova e ka marrë me seriozitet këtë, me qëllim të përfitimit të të rinjve. Në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë e mos të kërkojmë vende më të mira jashtë për të jetuar e punuar”.
“Jam e lumtur që të rinjtë po studiojnë teknologji dhe kjo është bazë për zhvillim ekonomik të vendit. Qeveria e Kosovës dhe Ministria do të vazhdojë të përkrah të rinjtë që merren me teknologji dhe inovacion. Në Prizren ekziston Qendra e TIK-ut që u mundëson të rinjve shumë përparësi.” – ka thënë ajo.
Këto komentet Hajdari i bëri gjatë konferencës “Zhvillimi i ekosistemit të bizneseve fillestare (start-up) dhe inovacionit” organizuar nga MINT.
Për të mos harruar, për dallim nga Hajdari, zëvendëskryeministri Bislimi tha që ikja e qytetarëve nga vendi është “diçka normale”.
