"Guxo" pretendon se s’ka largime nga partia, por Gërvalla do t’i drejtohet të hënën publikut për këtë - NACIONALE

"Guxo" pretendon se s’ka largime nga partia, por Gërvalla do t’i drejtohet të hënën publikut për këtë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Partia Guxo ka pretenduar se nuk ka largime nga kjo parti, anise disa degë dolën publikisht me njoftime të tilla.

Në një komunikatë për media, GUXO thotë se raportimet për dorëheqje në Deçan e Pejë janë të pavërteta dhe tendencioze.

“Është me rëndësi që qytetarët tanë ta dijnë se tre individët nga Peja, të cilët po përmenden në këto pretendime, kanë paraqitur dorëheqje plot shtatë herë deri më tani dhe ka më shumë se një vjet e gjysmë që janë larguar nga çdo aktivitet i Partisë Guxo. Ky, i sotmi, është një fakt që flet më shumë për seriozitetin e tyre sesa për gjendjen reale në strukturat tona.

Po ashtu, publiku duhet ta dijë se nga pompa e titujve mediale se dega e Kryesia e degës në Deçan ka braktisur Partinë Guxo, ekziston vetëm një e vërtetë: dy anëtarë të kësaj dege janë tërhequr nga Guxo. Kjo është e gjitha dhe faktet jo vetëm se janë kokëforta, por ato mund të vërtetohen lehtë” – thuhet në njoftim.

Megjithatë, sipas të njëjtës, kryetarja Donika Gërvalla do të deklarohet të hënën para publikut lidhur me këto zhvillime.

“Gjatë ditëve në vijim do të dalim me njoftime më të hollësishme për të gjitha këto zhvillime dhe do ta demantojmë çdo dezinformatë që po qarkullon.

Të hënën, më 16 mars, Kryetarja e Partisë GUXO do t’i shpalosë para opinionit publik qëndrimet tona të plota lidhur me këto zhvillime dhe me përpjekjet për të deformuar realitetin politik”.

Lajme të ngjashme