Gucati: Shtetet evropiane mos ta financojnë Gjykatën Speciale, kërkuam që edhe shteti kroat ta ngrit zërin - NACIONALE

Gucati: Shtetet evropiane mos ta financojnë Gjykatën Speciale, kërkuam që edhe shteti kroat ta ngrit zërin

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për protestën e djeshme në Zara të Kroacisë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka bërë me dije se në këtë protestë është kërkuar që shtetet evropiane të mos e financojnë këtë gjykatë.

Në emisionin “Ora Shtatë” të Klan Kosovës, ai ka thënë se edhe shteti kroat duhet ta ngrit zërin për këtë çështje.

“Ne kërkuam që edhe shteti kroat ta ngrit zërin më shumë, për Gjykatën Speciale, jo kundër drejtësisë. Ne kërkuam që shtetet evropiane të mos e financojnë këtë gjykatë, duke e ditur që është gjykatë e njëanshme, është e padrejtë dhe është duke punuar gjithmonë me njerëz të fabrikuar, apo me njerëz që mendojnë shqip por kokën e kanë në Beograd”, ka thënë Gucati.

Lajme të ngjashme