Grushti ndaj Sali Berishës, gazetari Blendi Fevziu: E përgatitur!
Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu ka folur për herë të parë pas sulmit ndaj Sali Berishës, i bërë dy ditë më parë gjatë protestës së opozitës.
Fevziu, ani pse në mënyrë të tërthortë, deklaroi se gjithçka mund të ketë qenë e organizuar.
Në një intervistë dhënë EuroNews Albania, ai tha se është vështirë të besohet se ka ndodhur një gjë e tillë në mënyrë të paorganizuar.
“Unë nuk kam asnjë informacion, por kam një bindje se nuk është një gjë e paorganizuar në kuptimin që Sali Berisha është aty, ka 32 vjet që është vërdallë. Një person që ka një mllef mund ta godiste duke hyrë në PD, duke dalë nga PD-ja, në një nga foltoret e tij. Gjetja e ditës, pikërisht kur ishte samiti, një prej eventeve më të rëndësishme të këtyre 32 viteve në Shqipëri, gjetja e momentit kur ai po i drejtohej mbështetësve të tij që ishin numër i mjaftueshëm për të krijuar një problem, pra e gjithë përzgjedhja ose detajet të çojnë në bindjen që mund të jetë diçka e organizuar,” – u shpreh ndër të tjerash Fevziu.
