Grupi multi-etnik “nuk e di” nëse do të votojnë për Nënkryetar serb të Kuvendit pas Aktgjykimit të Kushtetueses - NACIONALE

Grupi multi-etnik “nuk e di” nëse do të votojnë për Nënkryetar serb të Kuvendit pas Aktgjykimit të Kushtetueses

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Emilja Rexhepi nga komuniteti boshnjak thotë se si grup multi-etnik “nuk e di” nëse do të votojnë për Nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Kjo pasi Akgjykimi i Gjykatës Kushtetutuese saktësosi se propozimi për Nënkryetar serb të Kuvendit duhet të vjen nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, përkatësisht, në këtë rast, nga Lista Serbe.

“Unë, si deputete vazhdimisht i respektoj të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të respektohet Kushtetuta. Tash nuk e di se çfarë qëndrimi si grup do ta kemi, por patjetër, si deputetë, duhet ta respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vendimet e Gjykatës”, tha Rexhepi për RTV21.

Lajme të ngjashme