Gruda: Vjet s’i kishin votat, por sillnin propozime çdo 24 orë – sot i kanë votat dhe nuk vijnë në Kuvend
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen ndaj procesit të konstituimit të Kuvendit, duke bërë një krahasim me situatën e vitit të kaluar.
Gruda tha se vitin e kaluar, kur LVV-ja nuk i kishte votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, deputetët e saj megjithatë vazhdonin të paraqiteshin në Kuvend dhe të sillnin propozime për votim.
“Nuk i kishte votat, vinte me propozu. Sot që i ka votat, nuk vjen me propozu fare”, tha Gruda nga foltorja e Kuvendit.
Sipas tij, pavarësisht ndryshimit të situatës sa i përket numrave në Kuvend, LVV-ja sot nuk po e vazhdon të njëjtën praktikë, çka ai e konsideron si përpjekje për bllokimin e institucioneve.
“Logjika është e njëjtë: me e blloku Kosovën”, deklaroi Gruda.