Gruda: Vetëm një herë u sulmua Ibër-Lepenci pas luftës dhe Serbia hyri në Bansjkë me trupa - gjatë Qeverisë Kurti - NACIONALE

Gruda: Vetëm një herë u sulmua Ibër-Lepenci pas luftës dhe Serbia hyri në Bansjkë me trupa - gjatë Qeverisë Kurti

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se vetëm një herë në historinë e pasluftës së Kosovës është sulmuar kanali Ibër-Lepenc.

Ai shtoi se vetëm një herë pas luftës Serbia ka hyrë me trupa në Kosovë, duke iu referuar rastit të Banjskas.

Gruda tha se këto ngjarje kanë ndodhur vetëm gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

“Vetëm një herë kanali Ibër Lepenc është sulmuar në Kosovë, gjatë kohës së Qeverisë Kurti. Vetëm njëherë që nga liria e Kosovës, Serbia ka hyrë me trupa, rasti i Banjskës”, ka thënë ai në T7.

Lajme të ngjashme