Gruda – Hoxhës: Qysh Kurti ‘politikan i zoti’ kur i ka ble zgjedhjet? Qysh po ia jep këtë nder? S’duhet kurrë
Një polemikë mes juristit dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Grudës dhe opinionistit Dibran Hoxha ka ngjarë në “Pressing” të T7, kur ky i fundit i rikujtoi fjalët e tij të para-fushatës se Albin Kurti nuk është edhe aq politikan i zoti dhe s’ia ka dalë të imponojë vullnetin e vet arbitrat.
Gruda i replikoi se Kurti në fakt “i ka blerë” zgjedhjet, kur ka përdorur buxhetin e shtetit vazhdimisht në kohëra fushatash duke dhënë shtesa prej qindra miliona eurosh për kategori të ndryshme shoqërore.
“Ky njeri që e përdor pushtetin m’i ble zgjedhjet, kjo është qyqarllëk ndaj vendit tënd. Sepse për vendin tan kur je pushtetar e ke edhe një borxh: me ia bë atij vendi zgjedhjet e lira. Jo me ia vjedh zgjedhjet vendit tënd. Kush ia vjedh zgjedhjet vendit të vet për me marrë pushtet, atij nder dhe respekt si politikan i zot s’duhet m’i dhanë kurrë. S’duhet me marrë kurrë. Mund të thoni çka doni. Por ju mos e bëni. Qysh ‘Kurti politikan i zoti’. Ju po e pranoni që i ka ble zgjedhjet, Kurti s’e ka respektu Gjykatën, e Kurti i zoti”, tha Gruda.
Hoxha ia ktheu se po ia ndërron cilësorët, se "nuk kam thënë 'i zoti', por siç keni thënë ju 'i fortë dhe i dobët'. Dhe i 'i fortë e dobët' në terma elektoral matet në rezultat elektoral".